Koreja e Veriut teston raketen balistike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Koreja e Veriut nuk heq dorë nga raketat balistike, pavarësisht se në media ka publikuar shkatërrimin e uzinave që përdoreshin për ndërtimin e tyre. Mëngjesin e kësaj të shtune, vendi komunist ka testuar sërish disa raketa me rreze të shkurtër të cilat u nisën nga gadishulli Hodo e përfunduan në detin e Japonisë. Ky është provokimi I parë I vendit Komunist që pas testimit të rakestës balistike ndërkontinentale në vitin 2017, që nxiti reagimin e ashpër të SHBA-se dhe të gjitha vendeve të tjera në botë. Lajmin e ka konfirmuar Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut. Mediat amerikane shkruajnë se ky është testi i parë i një rakete balistike pas disa përpjekjeve dhe takimeve të presidentit Trump për të bindur Kim Jong Un të heqë dorë nga programi bërthamor. Duket se reagimi I Phenianit është një kundëpërgjigje ndaj këmbënguljes së Uashingtonit për sanksionet ekonomike të cilat do të mbeten në fuqi deri sa Kim Jon Un të heqë dorë nga prodhimi I raketave balistike.Nga ana tjetër, dy takimet e Trupm me Kim Jong Un nuk kanë dhënë asnjë rezultat për arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizimin e Gadishullit Korean.Administrata e presidentit amerikan sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut ka vendosur kushtin për largimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga negociatat. Ende nuk ka një reagim nga Moska për testimin e raketës balistike nga vendi komunist, pas takimit të Kim Jong Un me Vladimir Putin rreth 2 javë më pare. Putin tha në atë takim se Koresë së Veriut i duhet ?garanci ndërkombëtare për sigurinë? përpara se t?i japë fund programit bërthamor.

Recommended