Basha: Jemi me qytetarët, të anulohet projekti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vijon protesta e banorëve të Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re .Në ditën e 27 të protestës së tyre kanë qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe deputetë të.Basha në fjalën e tij para protestuesve ka ritheksuar faktin se do të jetë në krahë të banorëve të Astirit së bashku me deputetët e tjerë të opozitës si dhe u ka bërë thirrje mediave që të qëndrojnë pranë këtyre banorëve të lënë në errësirë nga kryeministri Rama.Sipas kreut të PD-së e vetmja zgjidhje për këta banorë është anulimi i projektit.?Deri më sot siç e keni bërë dhe ju të ditur tre fakte kanë dalë në dritë, korrupsion në prokurim, korrupsion në hartimin e projektit dhe korrupsion me mënyrën si është vepruar me pronën e qyetarëve, banorët. Kemi të bëjmë menjë aferë të madhe korruptive. Ditë pas dite si mediat dhe opozita kanë bërë të ditura këtë. Këtu po vidhen mijëra euro. Janë paratë e qytetarëve që po vidhen. Ne jemi dhe do të jemi në krah të qytetarëve. Zgjidhja është anulimi i këtij projekti dhe dërgimi para drejtësisë i atyre që kanë shkelur ligjin. Nuk do ti lëmë vetëm qytetarët. Bashkia e Tiranës nga një anë është kthyer në lavatrice të pastrimit të parave të pista me leje ndërtimi dhe nga tjetër me shembull kampion i korrupsionit e me taksa të larta?.

Recommended