Basha: Takimi im i vetëm, me 16 mars me qytetarët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Partisë Demikratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar , të zhvilluar këtë të shtunë ka deklaruar se rruga e nisur është pa kthim, për t?i dhënë fund qeverisë që qeveris me krimin. Kryedemokrati në deklaratën për mediat, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama për dialog, ku ka theksuar se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars. ?Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është ti japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë. Nuk bëhet fjalë për fatin e një parti politike por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit. Vendi është në emergjencë kombëtare, Shqipëria nuk ka nevojë për një tango?. Gjithashtu ai është shprehur se ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson është se në Gjemani, Itali, SHBA, nëse një politikan kapet duke vjedhur ikën nga pushteti. ?Nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë pijnë në Rogner, por jetojnë në kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më shumë në raport shqiptarë së sa kërkojnë për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Kjo është një rrugë me sakrifica.?

Recommended