Basha: Nëse duan të ndezin zjarrin te Teatri, le të presin popullin! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte në seli përfaqësues të artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Pas takimit, Basha tha për mediat se Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht.?Do të vazhdojmë t?i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Afera me Teatrin Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t?u kthehen në shërbime, t?u kthehen në subvencione për pagat për ata që kanë humbur vendet e punës, t?u kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë, Edi Rama sulet për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë së kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.?Kryedemokrati kërcënoi se nëse mazhoranca do t?i shkojë deri në fund planit për të shembur godinën, atëherë do të përballet me popullin.?Nëse ky pushtet do t?i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar.?Këtë të enjte presidenti Ilir Meta çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e teatrit në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Recommended