Ambasadori britanik: Politika të nxitojë nëse duan të dalin jashtë marrëveshjes së 5 qershorit
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ndryshimet në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet parazgjedhore kanë nisur të diskutohen në dy tryeza në ndryshme, në parlament me opozitën si dhe në atë të Këshillit Politik.

Edhe pse palët si brenda dhe jashtë parlamentit ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërkombëtarët nuk kanë preferuar të ndërhyjnë për të gjetur një produkt të përbashkët.

Këtë e pohoi edhe Ambasadori britanik, Duncan Norman, nga Gjirokastra.

Norman: Në këtë fazë po survejojmë se si po ndryshojnë rregullat e lojës dhe se si ndahen apo bashkohen qendrimet e partive politike në lidhje me këto ndryshime. Unë shpresoj që në ditët në vijim të shohim një konsens mes partive politike për çështjen e ndryshimev në kodin elektoral. Të gjitha palët duhet ë negociojnë më njëra tjetren në mirëbesim.

Diplomati britanik shprehet se nëse PS dhe PD duan të dalin jashtë marrëveshjes së 5 qershorit, duhet të nxitojnë pasi nuk ka kohë.

Norman: Ndërkombëtarët e mbështesin marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë. Por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha në dispozicion është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë. Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Gjirokastër, Duncan Norman, shprehet se Britania po bashkëpunon me qeverinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, një nga sfidat e rëndësishmë të Shqipërisë për rrugën europiane.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reforma-zgjedhore-ambasadori-britanik-nderkombetaret-mbeshtesin-fuqimisht-5-qershorin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended