Ora News - Ambasadori Ukshini: Ka ardhur momenti për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
  • 5 years ago
#oranews #pavaresiaekosoves #syleukshini
Ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Sylë Ukshini e shikon shumë afër arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ukshini u shpreh rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshje kanë SHBA-të.

Ukshini: Pas erës së re në Ballkan, pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, unë mendoj që po afrohet momenti, që edhe dy shtete fqinje të rajonit, Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për normalizimin dhe njohjen reciproke, që në finale do të kishte anëtarësimin e Kosovës në OKB. Dmth bërjen e saj pjesë të strukturës të sistemit ndërkombëtar.

Raportet shqiptaro-serbe kanë vuajtur për shkak të Kosovës. Dihet që këto marrëdhënie nuk mund të normalizohen pa ndikimin e SHBA. Në këtë prizëm shihet që pesha e SHBA është determinuese. Sepse tjetër gjë është Mogherini dhe tjetër gjë është Uashingtoni. SHBA do të jenë zëri, do të jenë ajo orkestra kryesore që do ta kanalizojë.

Sa i përket partneritet me SHBA janë raporte të veçanta, special. Është bibla dhe kurani i këtyre raporteve, është orientim i të gjitha partive, i gjitha partive. Orientimi me SHBA është i shenjtë, nuk varet nga asnjë parti dhe qeveri.

Ukshini tha se Serbia nuk ka treguar vullnet në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa u shpreh se vendosja e taksës e arriti qëllimin.

Ukshini: Taksa që është vendosur ndaj Serbisë u vendos si një lloj proteste dhe mase për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Brutaliteti me të cilën është sjellë Serbia ka qenë i patolerueshëm. Unë mendoj se në këtë pikë taksa ka sjellë efektet e duhura. Nëse qarkulloni në rrugën e Kombit intensiteti i shkëmbimeve është i jashtëzakonshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-ukshini-ka-ardhur-momenti-arritjen-e-marreveshjes-kosove-serbi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended