Ambasadori Britanik Duncan Norman në Gjirokastër: Palët politike të gjejnë konsensus sa më parë
  • 3 years ago
Ambasadori britanik Duncan Norman është ndalur në Gjirokastër për një vizitë dyditore. Ndalesa e tij e parë ka qenë në universitetin e Gjirokastrës për të bërë prezantimin e bursave Chevening.


Bursat e dhëna nga qeveria britanike ofrojnë mundësinë për të studiuar një program master njëvjeçar të financuar plotësisht, në secilin prej universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe i jepen liderëve të ardhshëm në një larmi fushash studimi.

Gjatë fjalës së vet ambasadori Duncan theksoi faktin se qëllimi i kësaj mbështetjeje financiare dhe arsimore është inkurajimi i aseteve intelektuale që në përfundim të këtij specializimi të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

?Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim. Ndërkombëtarët i mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë. Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk I takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanik punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet nje pune e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në be dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.? ka thënë ambasadori.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DuncanNorman#Gjirokaster#TopChannel
Recommended