Teatri Kombëtar, Basha nga Rrogozhina: Duan të harxhojnë 30 mln euro nga taksat e shqiptarëve
  • 4 years ago
Në një takim me fermerët në tregun Agro-Ushimor në Rrogozhinë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ceku çështjen e Teatrit Kombëtar.


Kryeopozitari u shpreh se vetëm për Teatrin Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro.

?Gjendja e fermerëve dhe atyre që shesin prodhimet e tyre është me e keqe se gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë, rrinë këtu me orë të tëra. Bëjnë 20 mijë lekë xhiro në javë, jo në ditë. Askush nuk ka parë ndihmë me sy. Gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të rreme. Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë. Por këtë vit me asnjë lloj mbështetje gjendja është kritike. Rama nuk mund ta fshehë dështimin e tij kriminal. Ato miliona që ua ka dhënë oligarkëve do të mjaftonin për fermerin?, tha Basha.

Më tej shtoi:

?Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 mln euro të taksave tuaja, me të cilat mund të kishin mbyllur kanalizimet e fshatarave të Shqipërisë, kanalizimet e Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdha. Mund të ndihmonin mijëra familje në këto kohë të covidit. E kanë mendjen të zhvatin dhe grabisin. Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.?

Për opozitën e vetmja zgjedhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet.

?Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj t?i drejtoheni kutive të votimit dhe t?i kthehemi normaliteti. Sot në Shqipëri nuk mbështet punëtori, por oligarkët. Kjo situatë duhet të marrë fund një orë e më parë. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa ato që shfaqen me regji qendrore janë fantazi?, u shpreh ai.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Rrogozhina#TopChannel
Recommended