Teatri Kombëtar/Basha sjell postimin e një viti më parë ndërkohë Rama amanetin e regjisorit Luarasi

  • 5 years ago
TIRANË- Krydemokrati Lulzim Basha duket se ka ezauruar të gjitha akuzat ndaj qeverisë Rama lidhur me çëshjen e Teatrit. Ditën e sotme ai ka postuar një reagim të bërë një vit më parë lidhur me këtë çështje ku thoshte se qëllimi i Ramës është grabitja e 200 milionë eurove dhe ndërtimi i kullave. Në fund të reagimit Basha shpreh ekzaltimin e tij për kontratën e nënshkruar me artistët pak ditë më parë e cila sipas tij do të mbrojë teatrin nga shembja.

"Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin, por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

"Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri."TIRANË- Artistë që kanë kontribuar në kultivimin e artit në Shqipëri duan një godinë të re për brezat e ardhshëm. Kreu i qeverisë Edi Rama ka përcjellë ditën e sotme amanetin e regjisorit të famshëm Mihallaq Luarasi i cili pak vite para se të ndahej nga jeta deklaronte se teatri i sotëm është i pandreqshëm.

"Mihallaq Luarasi, regjizori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ?70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u cfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar.

Mhallaq Luarasi

Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: ?Nuk po mendon partia për një teatër të ri??, ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: ?Naim, n...

Recommended