Këshilli Kombëtar i PD/ Basha: Mision kombëtar, të ndryshojmë politikën.

  • 5 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, tha se PD ka si detyrë historike të kthejë besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të kthehet në një vend normal.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada. Fasadat janë vetëvrasëse, makiazhet janë fatale. Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar. Sepse Shqipëpria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme. Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin.
Njerëzit janë mbërthyer para ekranit duke parë shpalosjen e skandalit të rradhës të Ramës, krimit të tij të radhës, vjedhjes së tij të radhës. Tani ai po shkatërron të ardhmen. Mungesa e shrpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi. Fëmijët janë shkaku që Shqipëria po shkretohet. Mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi.

Recommended