Heqja e ‘Shqiponjës’, mollë sherri PD-PS, Rama: Vulgaritet. Basha: Ke hashashin si simbol kombëtar

  • 6 years ago
Heqja e simbolit të Shqiponjës, është kthyer në mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Vepra prej çeliku e inaguruar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, asokohe kryetar bashkie, është hequr për t?i hapur rrugë ndërtimit të një mbikalimi në kuadër të projektit për Unazën e Re të Tiranës. Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Shqiponjën një ?vulgaritet?, ndërkohë që përgjigjen ia ka kthyer sërish Basha, i cili thotë se kryeministri ka zgjedhur hashashin si simbol kombëtar.

Ndërkohë që siç shihet edhe në këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, simboli i Shqiponjës, i vendosur në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është hequr për t?i hapur rrugë ndërtimit të këtij mbikalimi.