Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

  • 4 years ago
Gjatë vizitës së Tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.


I shoqëruar nga komandanti i bazës, Gjeneral-Major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takuame personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrimet e operacioneve dhe të teknikave të kërkim-shpëtimit, duke vënë në dukje se ?personeli i Njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzakonshëm psikologjik për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti?.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me ?Dekoratën e Artë të Shqiponjës? duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarëpër ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Meta i dorëzoi ?Dekoratën e Artë të Shqiponjës? Kolonelit Vach duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: ?Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#GolanVach#TopChannel

Recommended