Homazhe për Besim Zekthin, Meta vlerëson kontributin e mjeshtrit të valles - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është përcjellur për në banesën e fundit artisti Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, morën pjesë në homazhet e zhvilluara për nder të tij në ambjentet e Muzeut Kombëtar.
Presidenti Ilir Meta tha se Zekthi i dha një vend të nderuar Shqipërisë në skenat botërore.Është padyshim një moment trishtues t?i japim sot lamtumirën e fundit ?Kryeshqiponjës së madhe të valles shqipe? për gati gjashtë dekada, këtij kryesimboli jo vetëm të kulturës, por edhe të krenarisë e identitetit kombëtar, të cilin gjithmonë do ta kujtojmë për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit dhe kombit të tij në skenat më të njohura europiane e botërore, edhe në momentet më të errëta të izolimit të Shqipërisë.
Vepra dhe kujtimi i tij do të jenë të përjetshëm.
Gjatë krijimtarisë së tij Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si valltar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
Ai eshte vleresuar me titujt ?Mjeshtër i madh? dhe ?Nder i Kombit?.
Disa na pasuritë që Zekthi i la kulturës shqiptare jane ?Vallja e shqipeve? dhe ?Festë ka sot Shqipëria?.
Edhe krerët e tjerë të politikës si kryeministri Rama, dhe kryedemokrati Basha shprehën vlerësimet të larta për kontributin artistit Besim Zekthi.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended