Ora News - Presidenti Meta vlerëson ekipin dhe ish- futbollistët e Flamurtarit të viteve 1986-87

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot në një të ceremoni të veçantë të mbajtur në teatrin ?Petro Marko?, arritjet e ekipit të futbollit ?Flamurtari? në vitet 1986-87 si dhe disa nga futbollistët më të spikatur vlonjatë të asaj periudhe.

Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve të paharrueshme me ?Partizanin? e Beogradit dhe ?Barcelonën?, Presidenti Meta dekoroi me Titullin ?Kalorës i Urdhrit të Flamurit? ekipin e futbollit ?Flamurtari? të vitit 1986-87: ?Për rezultatet historike në futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për kupat e Europës (1986-1987), duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë, në arenën ndërkombëtare?.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin ?Mjeshtër i Madh? ish-qendërmbrojtësin e shquar vlonjat Kreshnik Çipi me motivacionin:

?Për talentin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm të treguar në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si protagonist e kapiten i skuadrës së ?Flamurtarit? dhe titullar i ekipit kombëtar.?;ish-sulmuesin Sokol Kushta: ?Për talentin dhe përkushtimin në arritjen e rezultateve të larta në kampionatet kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare të futbollit tonë.?; ish-mbrojtësin Rrapo Taho: ?Për profesionalizmin në lojën e suksesshme të tij, duke u bërë një fortesë e pakalueshme e mbrojtjes vlonjate, si dhe për kontributin në ekipin kombëtar.?; ish-mesfushorin Latif Gjondeda: ?Për aftësitë e tij drejtuese në lojën e futbollit si mesfushor i spikatur i skuadrës ?Flamurtari?, duke treguar cilësi të larta menaxhimi si një lojtar profesionist i suksesshëm.? dhe ish-mbrojtësin Petro Ruci (pas vdekjes): ?Për aftësitë e treguara dhe këmbënguljen, në mbrojtjen e skuadrës vlonjate me lojën e spikatur prej profesionisti, ku u shqua për pasionin, përkushtimin dhe suksesin gjatë gjithë karrierës si futbollist.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-meta-vlereson-ekipin-dhe-ish-futbollistet-e-flamurtarit-te-viteve-1986-87

Recommended