Ora News - Meta vlerëson ish-ministrin italian me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish ministri i jashtëm i Italisë ka shprehur bindjen se në qershor të vitit të ardhshëm Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, ku Fratini u vlerësua nga Meta me dekoratën "Gjergj Kastrioti Skëndërbeu", ish zyrtari italian tha se rruga e vetme e vendit është krah Evropës.

Franco Fratini: "Shqipëria ka vetëm një rrugë për tu bërë anëtare e Bashkimit Europian. Dhe unë jam i sigurt, shpresoj dhe mendoj se që nga muaji qershor i vitit 2019 ju do të filloni negociatat për anëtarësimin në BE. Dhe unë jam i sigurt që do e shikoj me sytë e mi kur të kthehem në Tiranë progresin e madh të bërë nga Shqipëria."

Ndërkohë presidenti Meta vlerësoi kontributin e Fratinit në përmirësimin e marrëdhënieve dy palëshe që kulmuan në partneritetin strategjik në shkurt të vitit 2010.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-vlereson-ish-ministrin-italian-me-titullin-gjergj-kastrioti-skenderbeu

Recommended