Drithëroi Barcelonën, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit

  • 5 years ago
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në prag të festës së pavarësisë ka vlerësuar me çmimin ?Kalores I urdhrit të Flamurit? klubin e futbollit të Flamurtarit. I gjendur në Vlorë enkas për këtë rast, Meta u shpreh se ky vlerësim jepet me motivacionin ?për rezultate historike ne futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për Kupat e Europës në sezonin 86-87, duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.?

Flamurtari në atë sezon u eliminua nga Barcelona në ?Europa League? vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare. Në Vlorë ndeshja e parë do të përfundonte me shifrat 1-1, ndërsa sfida e kthimit në ?Cam Nou? u mbyll me porta të paprekura. Ndërkohë Meta vlerësoi me titullin e lartë ?Mjeshtër I madh? ish-futbollistës e Flamurtarit Kreshnik Çipi, Rrapo Tahon, Sokol Kushtën dhe Latif Gjodedajn

Recommended