Report TV -Meta dekoron balerinin Eno Peçi: Jemi krenarë që kemi artistë të tillë të klasit botëror
  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Austri i ka dorëzuar titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? balerinit të njohur Eno Peçit. Artisti shqiptar prej vitesh është pjesë e operës shtetërore të Vjenës. Para dekorimit u prezantua një film dokumentar për artistin Eno Peçin, i realizuar nga Gjergj Mazi.

Në fjalën e tij mes të tjerat Meta u shpreh, se:

Është vërtetë kënaqësi të jem me ju në këtë mbrëmje artistike. Përgëzoj Gjergj Mazin dhe balerinin Eno Peçi për momentet e mrekullueshme, që na përcollën nëpërmjet filmit dokumentar ?Solisti?. Nga filmi mësuam më tepër për jetën dhe karrierën artistike të Eno Peçit, si një balerin solist dhe koreograf i talentuar. Ndihem krenar për arritjet e tij në skenat prestigjioze botërore... Kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë... Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë, unë kam nderin t?i akordoj atij një nga titujt më të lartë të Shqipërisë, ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut.

Ilir Meta, president
Unë kam ardhur në Austri në vitet 1997, në vitet 1998. Kërcenim valle popullore, prej aty vendosa që të merrja drejtimin për të shkuar në Austri. Nuk është e lehtë që ta ndash jetën private nga ajo personale, se jemi thuajse gjithë ditën, punojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Eno Peçi, balerin
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë edhe personalitete të artit.

Kush është Eno Peçi?

Eno Peçi ka lind në Tiranë. Gjatë viteve 1994-?98 kreu studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë. Prej vitit 1998 deri në vitin 2000 ka studiuar në Shkollën Shtetërore të Baletit të Vjenës dhe në vitin 2000 në Baletin Rinor Europian. Nga viti 2000 është pjesëtar i trupës së Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës. Në vitin 2003 mori titullin gjysmë solist dhe në vitin 2009 u emërua solist në Trupën e Baletit të Vjenës.

Ka punuar me shumë koreografë të njohur si: Renato Zanalla, John Neumeyer, Roland Petit, Boris Eifman, Ëilliam Forsythe, Vladimir Malakov, Peter Right, Hans Van Manen, Giogio Madia, Leonide Massine, Nicolas Musin, Jiri Kylian, Paul Lightfoot etj. Ka qenë pjesëmarrës në ?Ballon Vjeneze? dhe në Koncertin Vjenez të fundvitit që prej vitit 2004.
Recommended