Gazetarët nuk kanë me pytje për të, Rama: Jeni bërë shumë te mirë dhe une do jem i tillë me ju
  • 5 years ago
Sot kryeministri Edi Rama ka mbetur i surprizuar nga gazetarët.

Kryefjalë e mëngjesit ka qenë mbledhja e kryesisë së PS ku do të shpalleshin emrat e 61 kandidatëve për kryetar të Bashkive. Në përfundim të mbledhje, kreu i qeverisë ka dalë përpara medieve për të shuar kuriozitetin e gazetarëve. Duket se Rama ka pritur që të "bombardohet' me pyetje, siç ka ndodhur në të shumtën e rasteve, por sot nuk është paraqitur e njëjta panoramë. Gazetarët u mjaftuan me përgjigjet e kryeministrit, po mesa duket ky i fundit jo me pyetjet e tyre.

"Kaq? Jeni bërë shumë të mirë dhe unë do të bëhem shumë më i mirë", tha Rama duke qeshur.
Recommended