Durrës/ Qytetarja e prekura nga tërmeti: Jemi bërë për të pirë helm, më mirë të na djegin
  • 4 years ago
'Po na nxorën jashtë, do të shkojmë para bashkisë'! Kështu shprehet një tjetër qytetare në Durrës që është strehuar në hotel. Ajo thotë se po kalon në depresion nga situata e krijuar. "Nuk jam lajmëruar akoma për të ikur, presim. Në bashki të nxjerrin jashtë. Kemi kërkuar banesa me qira, por nuk ka. Ikim në mëngjes dhe vijmë në darkë, gjithë ditën rrugëve. Edhe po na nxorën jashtë do të shkojmë para bashkisë. Pak jemi të strehuar nga tërmeti, por tani edhe këtë....Po kalojmë në depresion, jemi bërë të marrim një gotë helm dhe ta pimë të gjithë më mirë" tha ajo.

Ndërsa një tjetër qytetare, që para se të godiste tërmeti tragjik ka qenë me qira kërkon që edhe këtë kategori ta ndihmojë shteti, pasi aktualisht gjetja e shtëpisë është e pamundur dhe çmimet janë shumë të larta dhe të papërballueshme.

"Ne e dimë që do të dalim dikur, por nuk e dimë ku të shkojmë, unë e kam burrin invalid. Banesa ime është dëmtuar, unë kam qenë me qira. Me 100 mijë lekë të vjetra që marr kemp nga burri nuk e marr dot 300 euro një dhomë. Po ne që jemi me qira të vdesim? A kanë dallim racial a? Të na mbledhin të na fusin flakën të gjithëve. Shteti nuk po bën asnjë gjë. Rri i paralizuari në akull? Jo vetëm ai, por edhe ne....I bëjmë thirrje shtetit që të na japë një rrugëdalje, ose më mirë të vijë të na mbysë vetë. Shteti duhet të verë dorë te të gjithë, jo vetëm ata që kanë shtëpi, por edhe ata me qira. Ne jemi me fëmijë të vegjël" tha ajo.
Recommended