Basha në Durrës, në bizneset e prekura nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me qindra persona bizneset e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Kryedemokrati është njohur nga afër jo vetëm me dëmet jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për prorositë e marra.Shqetësimi kryesor që biznesmenët i ngritën Bashës ishin pasojat që ka lënë tërmeti, ku kanë theksuar se më tepër ju janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që I kishin stabilizuar deri diku.I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti.Gjithashtu liderit të opozitës një tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i ka treguar se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën.
Recommended