Grabiten pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pallatet të cilat janë shpallur të pabanueshme, nga tërmeti shkatërrimtarë i 26 nëntorit në Durrës janë vënë në shënjestër të hajdutëve .Vjedhja e fundit është konstatuar në një pallat 5 katësh në lagjen 18, i cili është boshatisur pasi familjet jane zhvendosur ne banesat me qira .Pas verifikimeve që kanë kryer vetët banorët, rezulton se jane vjedhur 10 matës ujit, një matës të energjisë elektrike si dhe kutia e shpërndarjes se energjisë elektrike që ndodhej në katin e parë. Ndërkohë në një pallat tjetër në lagjen nr 5 qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë pasi sipas banesa e tyre rrezikon të shembet. Disa prej banorëve janë grumbulluar para bashkisë dhe kanë kërkuar largimin e familjeve që jetojnë ende atje duke theksuar se rrezikohet jeta e fëmijëve.Burime nga bashkia e Durrësit bëjnë të ditur se për pallatet e dëmtuar nga tërmeti, do të merret për bazë vetëm ekspertiza e thelluar e institutit të ndërtimit.

Recommended