Veliaj te 'Jeronim De Rada': Po rindërtojmë 11 shkolla të prekura nga tërmeti e 17 të reja në proces

  • 3 years ago
Shkolla 9-vjeçare ?Jeronim de Rada? është gati të presë nesër nxënësit e saj, e rikonstruktuar plotësisht pas 54 vitesh, me mbështetjen e Fondacionit të Katarit. Në ceremoninë e përurimit, ku morën pjesë edhe shumë ish-nxënës të saj, si këngëtarja Irma Libohova, ish- ministrja Mimi Kodheli, deputeti Ervin Bushati, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i entuziazmuar për rihapjen e shkollës, e cila i bashkohet kështu shkollave të reja ose të rikonstruktuara që janë tashmë gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor.

?Dje nënshkruam një marrëveshje 5 milion dollarë për ndërtimin e dy shkollave të reja, ?Lasgush Poradeci? në Kombinat dhe ?1 Qershori? në Pezë, si dhe Kopshtin 42 në zonën e ish-Bllokut. Nuk ka lajm më të mirë se të ndërtosh dhe hapësh shkolla?, tha Veliaj.

Ai theksoi se ata që sot kritikojnë, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, treguan se nuk ishin në gjendje të ndërtonin qoftë edhe një shkollë të vetme. ?Për ata që nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë dua t?ju them, duroni dhe do të shikoni një tjetër mrekulli te shkolla ?Sami Frashëri?, si kjo këtu, për të cilën na ndihmuan miqtë e Katarit. ?Sami Frashëri? do të jetë dy herë më e madhe, dy herë më e fortë dhe dy herë më jetëgjatë dhe shumëfish, e disa herë më e bukur?, tha kryebashkiaku. Teksa solli disa shembuj të diskreditimit të opozitës para qytetarëve, në përpjekje për të shfrytëzuar fëmijët për politikë, Veliaj siguroi se edhe Kopshti nr. 42 do të ndërtohet shumë herë më i mirë.

?Kam parasysh konferencën për shtyp të atij që nuk bëri asnjë shkollë në Tiranë, kur tha se Kopshti 42 do të bëhet pallat. Ne, sigurisht, nuk harxhojmë kohë me ta, por dje e patë që deklaruam financimin e Kopshtit 42 me miqtë e Katarit. Pra, përdorimi i fëmijëve, i kopshtit, i çerdhes, si mjete për të bërë politikë, nga ata që tashmë janë diskredituar, flet shumë. Kështu thanë edhe për fushën në Laprakë, kështu thanë edhe për ?7 xhuxhat?, që u bë kënd lodrash, kështu thanë edhe për lodrat te Liqeni, edhe për Parkun Rinia. Pyetja ime për ta është: A nuk u lodhët?! Ne do t?i zhgënjejmë me ndërtimin e një super kopshti nr. 42, me një super shkollë në Pezë dhe me një super shkollë në Kombinat?, deklaroi Veliaj.

Recommended