Top News - Kamëz, 2 shkolla të reja/ Veliaj-mësimdhënia me standarte

  • 3 years ago
Shkolla 9-vjeçare ?Nënë Tereza? dhe shkolla e mesme ?John F. Kennedy? në Kodër Kamëz, me ambjente moderne, per te pritur dy mijë nxënës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e punimeve për dy shkollat, të cilat janë një investim shumë i rëndësishëm për Njësinë 11.
?Sot është një ditë e shkëlqyer për Njësinë 11, e cila është zmadhuar me ritme më të shpejta se e gjithë Tirana. Ka dy mënyra sesi mund ta shohim të ardhmen e të rinjve dhe investimin për ta: Njëra është të hapim nga një birrë në vit në Jalë dhe të themi sa shumë na dhemb për rininë; kurse, mënyra tjetër, që është mënyra jonë, duket pak më e mundimshme, por ka më shumë duk: të investojmë në shkolla si këto, që duken si jashtë shtetit, me të gjitha kushtet?

Ai nënvizoi se falë këtij investimi, fëmijët e zonës nuk do të torturohen sa në një zonë në tjetrën me autobusë për të shkuar në shkollë.

?Këtu kemi krijuar një shtëpi për qytetarë të mirë, jo vetëm të Kodër-Kamzës, Institutit dhe Laprakës, por të të gjithë Tiranës. Me cilësinë e punimeve që po bëjmë këtu, besoj se nuk ka asnjë arsye të torturojmë fëmijët me autobusë lart e poshtë, për të shkuar në një shkollë më afër qendrës, sepse falë portalit do të kemi një mundësi fantastike që mësuesit më të mirë do të vijnë te shkolla e re?
Shkolla 9-vjeçare ?Nënë Tereza? dhe shkolla e mesme ?John F. Kennedy?, janë pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, të cilat rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Kamez#TopChannel

Recommended