Sot rinis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, mbi 30 shkolla nuk do të hapen
  • 4 years ago
#rtvora #oranews


Dy javë pas tërmetit, nxënësit sot do t'i rikthehen bankave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërsa mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Dy ditë më parë zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.

Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sot-nis-mesimi-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti-mbi-30-shkolla-nuk-do-te-hapen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended