Ora News - Policia në gatishmëri për fundvit: Parandalim vjedhjeve në zonat e prekura nga tërmeti
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, Vitin e Ri dhe Krishtlindjet. Në një dalje për mediat, Drejtori i Drejtorisë Rendit Publik Dritan Dervishaj ndër të tjera tha se janë marrë masa për të shmangur edhe vjedhjet në zonat e prekura nga tërmeti.

Dervishaj tha se Policia e Shtetit ka marrë masa në nivel qendror dhe vendor duke paracaktuar objektivat dhe detyrimet që duhen përmbushur.

Ai ka listuar disa prej objektivave dhe detyrimeve që duhen përmbushur:

-Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit; Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, identifikimi dhe mbajtja nën vëzhgim e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

- Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit;

-Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore dhe në sheshet kryesore, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;? Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe në rast fluksi;

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-ne-gatishmeri-fundvit-parandalim-vjedhjeve-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended