Veliaj viziton nje nga familjet e prekura nga termeti
  • 5 years ago
Dy ditë pas tërmetit me epiqendër në Durrës, por që shkaktoi dëme e panik edhe në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj vizitoi një familje në Ndroq, banesa e të cilës ishte dëmtuar.
?Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë, me qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, e bëjnë ndërtesën jashtëzakonisht vulnerabël. Kjo është arsyeja pse sot ishim në shtëpinë e Shpëtimit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t?i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat".
Kryebashkiaku premtoi se do të nisë puna për rikuperimin e banesave të dëmtuara në një kohë të shkurtër.
?Do kemi brigadat e bashkisë për krahun e punës dhe donatorët për llaç dhe tulla. Inxhinierët, arkitektët dhe konstruktorët i kemi vetë dhe besoj se nëse bëjmë një partneritet publik-privat, siç kemi bërë për çerdhet, kopshtet, shkollat, ecim më shpejt. Një pakicë e njerëzve kanë alergji nga termi publik-privat, por këtu bashkimi sjell fuqinë. Ne mund të kemi 5 ekskavatorë, por bashkë me ta kemi 505; mund të kemi një brigadë me 100 veta, por bashkë me ta kemi 1100 veta?.
Paralelisht, të gjitha grupet e punës së emergjencave në terren kanë përgatitur një dosje të plotë për çdo banesë të dëmtuar. Kryebashkiaku siguroi se për të rindërtuar sa më shpejt shtëpitë e dëmtuara që kanë nevojë të rindërtohen, do të thjeshtohen procedurat e lejeve të ndërtimit.
Recommended