Masa ekstra për ruajtjen e pronave të prekura nga tërmeti', Policia 'në këmbë' për festat

  • 4 years ago
TIRANE - Në virgjilje të festave të fundvitit, policia e shtetit ka bërë publike edhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e këtij sezoni në vendin tonë. Me anë të një deklarate për shtyp Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Drejtues Albert Dervishaj, ka thënë se nisur nga përvojat e viteve të kaluara është parë me rëndësi që policia të fokusohet tek rritja e sigurisë së jetës dhe pronës duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin.

Një pikë tjetër ku policia do të shtojë përforcimet është tek sigurimi i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, identifikimi dhe mbajtja nën vëzhgim e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Drejtoria e Vendore e Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë kanë marrë masa ekstra të ruajtjes së pronës, sidomos në ato zona që u goditën nga tërmeti me qëllim parandalimin e vjedhjes së pronës. Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

Recommended