'Zgjedhorja', Kim i lë përgjegjësinë PD: Kemi arritur një marrëveshje shumë të mirë! Topi te Basha
  • 4 years ago
TIRANE-Pas 9 orësh takim për të dytën ditë radhazi në rezidencën e SHBA, ambasadorja Yuri Kim e prerë në deklaratën e saj tha se palët kanë arritur në marrëveshje shumë të mirë dhe se të gjitha partitë dhënë në këtë proces. Nëse ende nuk ka një 'tym të bardhë' dhe dakordësi të plotë për marrëveshjen që mban në dorë, për ambasadoren e SHBA Yuri Kim përgjegjësia është e mikut të saj Luli Basha duke i thënë hapur se "topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë të integrimin e vendit". 

Ambasadorja Kim u shpreh se çdo palë dha në këtë proces, por vlerësoi Partinë Socialiste duke thënë se dha shumë dhe i takonte një gjë e tillë si partia në pushtet. Ajo i bëri thirrje kryedemokratit Basha se reforma zgjedhore është jetike për integrimin e vendit dhe se ai nuk mund të mbante peng të ardhmen e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se duhet të heq dorë nga kërkesat jo realiste dhe se marrëveshja ishte arritur dhe pritet vetëm 'firma' e PD-së.

Por për Lulzim Bashën edhe pse vlerësoi progresin për administratën zgjedhore, tha se 'ka ende një çështje pa zgjidhur', pa theksuar se cila është ajo.

Në marrëveshjen e arritur, Yuri Kim tha se janë adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe se kjo reformë do e vendos vendin në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. 

Pritej që mbledhja të riniste sërish në orën 20:30 në rezidencën amerikane, por të vetmit që u shfaqën ishin Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri. Pas largimit nga 'shtëpia' e amerikanëve, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili 'zbarkuan' në selinë blu ku konsultat e gjata me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin bënë që mbledhja në rezidencën amerikane të mos riniste më.
Recommended