Ora News - Vllaznia nuk njeh rival në të Parën, Lika: Kemi punë për të arritur objektivin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vllaznia nuk njeh rival në grupin A të Kategorisë së Parë. Në takimin e javës së 11-të, shkodranët mposhtën pa probleme 3-0 Burrelin, duke qënë më pranë objektivit të ngjitjes në Superiore. Pas takimit, tekniku i kuqebluve, Hasan Lika u shpreh se djemtë po bëjnë mirë, teksa shtoi se objektivi Superiore nuk është arritur ende.

"Ishte e vështirë në pjesën e parë pasi kundërshtari tentoi të na befasonte në kundërsulm dhe duke u mbyllur në fushën e tij. Kishim vështirësi në qarkullimin e topit dhe për të luajtur vertikalisht, por megjithatë besoj se përpjekjet u bënë dhe goli që u shënua ishte dhe si pasojë e presionit që ne ushtruam. Ndryshimet i dhanë implus lojës së kundërshtarit dhe para golit që ne shënuam, kundërshtari po merrte gradualisht kontrollin. Gjithsesi unë mendoj se lojën e kishim nënkontroll dhe mendoj se edhe goli i dytë, pas një aksioni mjaft të mirë na dha mjaft qetësi. Besoj se do të jemi të angazhuar dhe do të japim maksimumin për të arritur objektivin që kemi. Futbollistët po bëjnë mirë gjatë këtyre javëve të para.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vllaznia-nuk-njeh-rival-ne-te-paren-lika-kemi-pune-te-arritur-objektivin

Recommended