Ora News - Vllaznia afrohet me Superioren, Lika: Në futboll nuk ka rival të lehtë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vllaznia nuk ka rival në Kategorinë e Parë, me shkodranët që kanë marrë fitoren e 6-të në po kaq javë. Kuqeblutë kanë mposhtur në shtëpi minimalisht 1-0 Erzenin, duke u afruar më shumë me Superioren. Pas takimit, tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika tha për mediat.

"Erzenin e kishim konsideruar si rival të fortë, një kundërshtarë direkt. Është në vendin e tretë në klasifikim dhe është i ideuar për të qënë lider në grup. Futbollistët kanë qënë në një luftë sportive të vazhdueshme deri në fundin e takimit. Natyrshëm në aspektin teknik kemi lënë diçka për të dëshiruar, sepse edhe fusha na ka sjellë vështirësi. Pozitive është që ne kemi bërë një nisje të mirë dhe po e ruajmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vllaznia-afrohet-me-superioren-lika-ne-futboll-nuk-ka-rival-te-lehte-ndaj-shenkollit-kerkojme-maksimumin
Recommended