Ora News - Çuçi: Reforma zgjedhore "nuk ka vdekur", mazhoranca gati draftin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bojkoti i opozitës bllokon punën në realizimin e reformës zgjedhore. Në një prononcim për mediat, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi, tha se opozita nuk ka shkruar në Komision asnjë draft por pavarësisht kësaj ekspertët e mazhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga Ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR vijojnë punën e tyre.

Çuçi tha se javën e ardhshme do të bëhet publik drafti përfundimtar pa konsensusin e opozitës.

Çuçi: Pjesa jonë e mazhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga Ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR janë duke punuar dhe shumë shpejt, ndoshta javës tjetër ne do të kemi një draft që do ta bëjmë dhe publik.Një projekt që adreson strikt të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Ne po ecim me të gjthë paketën që adreson rekomandimet e OSBE-ODIHR, në vazhdim të gjithë tryezave që kemi bërë me konsensus me opozitën në 6 mujorin që kaloi. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund.

Është vendimi i opozitës, të paktën ne si mazhorancë do të kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi para shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cuci-reforma-zgjedhore-nuk-ka-vdekur-mazhoranca-gati-draftin

Recommended