Ora News - Çuçi: Reforma zgjedhore "nuk ka vdekur", mazhoranca gati draftin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Javën e ardhshme mazhoranca thotë se do të ketë gati draftin për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi, tha se drafti përfshin të gjithë rekomandimet e bëra nga OSBE.

Bledi Çuçi: Javën tjetër maxhoranca do të ketë një draft të përfunduar. Drafti është me të gjitha rekomandimet e OSBE.

Çuçi tha se mazhoranca ka punuar me konsensus me opozitën në Komision sipas rekomandimeve të OSBE.

Bledi Çuçi: Ne do të bëjmë detyrën tonë si maxhorancë, shpresojmë që opozita të na bashkohet për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk 'ka vdekur' akoma.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cuci-reforma-zgjedhore-nuk-ka-vdekur-mazhoranca-gati-draftin

Recommended