Ora News - KFOR-i hedh poshtë median serbe: Nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.

Në këtë mënyrë hodhi poshtë lajmin e publikuar në median serbe "Kurir" se kishte marrë kontrollin e liqenit dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës

Liqeni artificial i Ujmanit në veri të Kosovës është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.

"KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë," ka thënë zyrtari i NATO-s.

"Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t'i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it", ka thënë ai.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/KFOR-i%20hedh%20posht%C3%AB%20median%20serbe:%20Nuk%20ka%20marr%C3%AB%20n%C3%ABn%20kontroll%20liqenin%20e%20Ujmanit
Recommended