Report Tv-'Unaza e Madhe' Veliaj në Këshill: Hedh poshtë akuzat e PD-së

  • 5 years ago
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur këtë të premte për të diskutuar për buxhetin 2019 dhe kreditë e buta të dhëna nga Bashkia. Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë, ndërsa jashtë ambienteve të Bashkisë së Tiranës janë hasur një grup banorësh të prekur nga projekti "Unaza e Madhe", duke protestuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur mbledhjen e sotme me denoncimin e Partisë Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi deklaruan se ai së bashku me kryeministrin Edi Rama po e shfrytëzojnë projektin "Unaza e Madhe" për t'i hapur rrugë ndërtimit të një rezidence luksoze të trafikantit të drogës Edmond Bego. (Lexo këtu) Veliaj i hodhi poshtë këto akuza dhe u shpreh se nëse gjendet qoftë dhe një dokument i vetëm që e vërteton dicka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Më tej, Veliaj deklaroi se Jorida Tabaku në kohën kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ka përfituar leje ndërtimi. Veliaj përmendi edhe situatën në Qyteti Studenti, duke i cilësuar deputetët demokratë si zaptues të pjesës më të madhe të hapësirave në të. Për arsyet e përmendura, Veliaj bëri të ditur se do t'i drejtohet Prokurorisë. "Ata e kanë marrë shprehjen me të vrarë me bukë në gojë shumë seriozisht, thonë që studentët s'kanë për të ngrënë bukë, po si do të hanë studentët kur ato kanë privatizuar të gjitha mensat", u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Recommended