Ora News – Mposhtën Kamzën me përmbysje, Lika: Ne jemi Vllaznia!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vllaznia hodhi një hap të madh drejt fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët mposhtën me përmbysje 2-1 Kamzën, duke bërë që kalimi në fazën tjetër të jetë më i arritshëm. Paraqitja ndaj kryeqytetasve është vlerësuar edhe nga trajneri i kuqebluve, Hasan Lika, i cili pas takimit u shpreh se kualifikimi ende nuk është vendosur, ndërsa shtoi se tifozët duhet të jenë gjithmonë në stadium në përkrahje të ekipit.

"Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Kjo është më e rëndësishmja. Ndoshta ndeshja mund të merrte edhe karakter tjetër, domethënë mund të fitonte edhe kundërshtari. Por besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë dhe merituam atë që morëm."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mposhten-kamzen-me-permbysje-lika-ne-jemi-vllaznia
Recommended