Ora News - Gilman Lika: Shumë futbollistë diskutojnë bukën e gojës, shteti të ndërhyjë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një kohë tjetër do ta kishim gjetur në stadiumin ?Loro Boriçi? ose në fushën sportive ku zakonisht kryejnë seancat stërvitore, por pandemia Covid 19 ka ndërprerë çdo gjë dhe kapitenin e Vllaznisë Gilman Lika e gjejmë në shtëpi.

Pak çaste pasi i kemi rënë citofonit të banesës, ai zbret shkallët e pallatit dhe i bashkohet intervistës për ''Ora News''. Pranon se nuk kanë qënë aspak ditë të zakonta këto javë larg sportit dhe shpreson që dita e kthimit në fushën e blertë të jetë e shpejtë.

''Rri me atë shpresën që të kthehemi sa më shpejt në fushën e blertë.''

Stërvitja e kryer në kushte shtëpie është larg asaj profesionale nën urdhërat e trajnerit e me kolegët. Kapiteni kuqeblu thotë se me situatën e pandemisë në vend, nuk e kupton çasjen e qeverisë më sportin, madje e quan deri diku si një luftë që po i bëhet këtij sektori.

''Duket sikur qeveria shqiptare po lufton futbollin, duke qenë se po hapet biznese, kurse futbollin po e lenë për në fund.''

Ashtu si në shumë sektorë, edhe tek sporti financat kanë pësuar luhatje. Lika thotë se ka lojtarë që diskutojnë edhe bukën, prandaj shteti duhej të kishte vepruar si në vendet e rajonit apo më gjërë.

''Ta siguroj se shumë futbollistë shqiptarë diskutojnë edhe për bukën e gojës. Sigurisht që ne duhet ta falenderojmë federatën për atë fond që kanë caktuar, por është diçka shumë minimale.''

Lojtari i Vllaznisë në këto ditë të muajit të madhërueshem të Ramazanit, si çdo vit, është agjerueshëm. Sivjet për shkak të karantinës, ka qënë më e lehtë, por Lika pranon se i mungojnë bashkimet në lutje me vellezerit mysliman në xhamitë e Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gilman-lika-shume-futbolliste-diskutojne-buken-e-gojes-shteti-te-nderhyje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended