Report TV - LSI, Vasili: PS po shantazhon me bukën e gojës shqiptarët
  • 5 years ago
Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike, ka qenë edhe LSI-ja. Ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. Në një deklaratë të gjatë për mediat, nga selia e kësaj force politike, ai akuzoi se Partia Socialiste ka nisur shantazhin tek të gjithë qytetarët.

"Është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit. E dimë dhe jemi shumë të qartë dhe kemi sigurisht në dispozicion informacione pafund, informacione vërtetë të liga, të poshtra të fëlliqura që vetëm Rilindja i bën. Se drejtuesit e Rilindjes, e institucioneve publike, të ministrive, drejtorë të të gjitha niveleve përmes këshilltarëve e shefave të tyre të shpërndarë ngado, nëpërmjet pozicioneve , të paligjshme që Rilindja u ka dhënë si dhuratë , që kanë marrë përsipër të kërcënojnë e shantazhojnë, duke marrë dhe të dhënat personale edhe farefisnore të punonjësve të administratës publike, për t?i detyruar me shantazhe e kërcënime që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste të 30 qershorit. I dimë edhe shumë njerëz të tjerë, me probleme të të gjitha llojeve e formave që kërcënohen me ndihmën shoqërore, që kërcënohen edhe me Kempin, për aftësinë e kufizuar të tyre. kërcënohen me të gjitha format që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre dhe janë të gjithë nën shënjestrën e një qeverie, pushteti dhe një rilindje gangsterësh, për pjesëmarrjen me dhunë në votimet moniste të paligjshme të 30 qershorit. Ta dinë të gjithë këta drejtorë shantazhues, kjo ushtri shantazhuesish maskarenjsh që ligji është në favor të punonjësve të administratës. Askush nuk mund t'i largojë nga puna, lë të guxojnë t'u largojnë nga puna', tha Vasili.
Recommended