Top News - Britania Brexit/ Rrezikon “bukën e gojës”

  • 3 years ago
Në katër vitet që kanë kaluar nga koha kur Britania votoi për largim nga Bashkimi Evropian, drejtuesit e bizneseve u kanë dërguar një mesazh të qartë krerëve politikë të vendit: në asnjë rrethanë, mos dëmtoni tregun tonë më të madh të eksporteve pa një marrëveshje për të mbrojtur tregtinë.


Tani, thotë CNN, pas negocjatash të zgjatura dhe një divorci të përshkruar si miqësir me BE-në, kryeministri Boris Johnson ka nxitur një përballje me Brukselin, e cila mund të shndërrohet në një skenar makthi për bizneset. Qeveria britanike tha javën e kaluar se synon t?i anashkalojë termat e marrëveshjes së divorcit, dhe zyrtarët evropianë i kanë dhënë kohë Johnsonit deri në fund të muajit për të hequr dorë nga kjo ide, që sipas tyre mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Në kushte të tilla, sipas CNN-it, vende të tjera mund të mendohen dy herë përpara t?i ofrojnë Britanisë së Madhe marrëveshjet e tregtisë së lirë që i nevojiten aq shumë. Kjo mund të ndihmojë reputacionin e vendit si mbështetëse e sundimit të ligjit, ndërsa vendin do ta bënte më pak tërheqës për start up-et dhe investimet e huaja. Që ekonomia e Britanisë së Madhe do të përballet me ?pasoja shumë të rëndësishme? , këtë e paralajmëroi dhe ministri gjerman i Financave, Olaf Schol, i cili tha se pasojat më të mëdha do të rëndojnë mbi Londrën dhe se Europa nga ana e saj, do të jetë sipas tij në gjendje ta përballojë situatën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#BREXIT#TopChannel

Recommended