Vllaznia "korr" fitore në Kategorinë e Parë, Lika: Kemi mposhtur rivalë të fortë, nuk ndalemi këtu

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vllaznia nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë. Shkodranët kanë marrë fitoren e katërt në po aq javë, pasi kanë mposhtur në transfertë Besëlidhjen me rezultatin 1-0. Një 3 pikësh që i ngjit kuqeblutë të vetëm në krye të grupit A, një fakt që kënaq jo pak trajnerin e tyre, Hasan Lika që për "OraNeës" është shprehur:

"E kishim të vështirë. Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar pasi zhvilluar një ndeshje më të mirë se Besëlidhja. Aftësia individuale e sulmuesit tonë ishte decizive. Nuk arritëm të shënonin golin e dytë dhe fitorja na u vendos në rrëzik. Mungesa e Likës dhe Gocaj ishin të rëndësishme, si dhe disa futbollistë të tjerë që për disa arsyeje nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vllaznia-korr-fitore-ne-kategorine-e-pare-lika-kemi-mposhtur-rivale-te-forte-nuk-ndalemi-ketu#.W6-zKJnkJy8.facebook

Recommended