'Tirana ka lojtarë më cilësorë,' Lika flet para ndeshjes me Tiranën. Ngoo: Në Shkodër vetëm fitore
  • 5 years ago
Të shtunën në ?Loro Boriçi?, dy vite pas asaj ndeshjeje që nxiu historinë e bardhebluve të kryeqytetit, do të luhet sfida Vllaznia-Tirana, e cila cilësohet si klasikja e futbollit shqiptar shqiptar. Një 90 minutësh që pritet me interes dhe që me shumë mundësi do të mbushë shkallët e stadiumit. Trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, në prag të sfidës shprehet se e di rëndësinë e kësaj përballje specifike.

?Kam luajtur shumë derbi si futbollist dhe si trajner e duke patur parasysh se kjo është një sfidë e përjetshme e di rëndësinë që kanë këto 90 minuta. Është një ndeshje vitrinë për futbollin shqiptar. Përsa i përket rezultatit dua të themë se situate në të cilën ndodhemi, me katër pikë, na bën optimist.?
Recommended