I penduar dhe me lot në sy: Ne kemi punuar bashkë, nuk duhet të kisha arritur këtu
  • 4 years ago
DURRËS - Duke shprehur pendesë dhe i përlotur ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Ruzhdi Tasuni, i cili më 26 shkurt vrau duke qëlluar me metrin metalik në kokë bashkëshorten Hajdije, 58-vjeçare në dyqanin e tyre të metrazheve në lagjen numër 12. Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, sot para togave të zeza ku dhanë masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj tij, tha se gjithçka ndodhi në moment, pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, siç ai është shprehur. Në mesdite, situata agravoi, duke bërë që bashkëshorti të qëllojë për vdekje gruan e tij.

"Ne kemi punuar bashkë (ndërkohë qan) - nuk duhet të kisha arritur këtu", tha ai para gjykatësve.
Recommended