Ora News - FSHF në gjyq me Panuccin, Duka: Zhgënjyese! Nuk "e kisha" mik as kur ishte këtu

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Akuzat e Christian Panuccit për bonuse të pashlyera nga Federata Shqiptare e Futbollit e kanë zhgënjyer së tepërmi kreun e FSHF, Armand Duka.

Në puntatën special të "Ora Sport" në Rtv Ora, Duka ka sqaruar pretendimet e Panuccit, teksa ka konfirmuar se raportesh mes tyre kanë qënë "të ftohta" edhe kur ish mbrojtësi drejtonte kombëtaren.

"Nuk besoj. Nuk mund ta parashikosh sepse futbolli nuk varet nga një njeri, nuk varet nga një trajner. Trajneri nuk ishte në fushë, por patjetër që trajneri është i rëndësishëm në tërësinë e saj. Me Panuccin ose pa Panuccin rezultatet mund të ishin të njëjta.

Pretendimet për bonus nga Panucci?Zhgënjyese në fakt. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që pasi është ndërprerë një kontratë, ne kemi qënë korrekt me të. Zhgënjyese pasi po kërkon bonus pas largimit të tij, ku rezultatet e suksesshme janë marrë pas largimit të tij. Federata e ka shlyer deri në ditën e fundit të kontratës pa asnjë lloj hezitimi, konflikti apo tendence. Tani ka ardhur në Federatë një kërkesë nga avokatët e tij e cila kërkon edhe bonuse që nga ne konsiderohet e padrejtë dhe e paarsyeshme.

"Por për mua është më shumë zhgënjyese për personalitetin që kam menduar më parë se sa më rëndojnë numrat apo shifrat. Për të qënë i sinqertë nuk është se kemi pasur një raport miqësor para ose pas qënies si trajner. Kemi pasur raporte pune dhe për sa kohë ndihesh mirë mund edhe të falenderosh," sqaron Duka.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fshf-ne-gjyq-me-panuccin-duka-zhgenjyese-nuk-e-kisha-mik-kur-ishte-ketu

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended