Rama batuta për Berishën nga Vora: Nuk ishte bio kur erdhi, ishte OMGJ - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pasi të mbyllet procesi i shembjes së pallateve në Durrës, ai do të zhvendoset në Vorë. Ndërtesat disakatëshe të klasifikuara si të pabanueshme do të rrezohen për t?i hapur rrugë procesit të rindërtimit i cili ka nisur me infrastrukturën nëntokësore. Kryeministri Edi Rama ishte atje për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve. ?Do keni problem se Ram Geci është nga ndërtuesit më punëtorë e më të shpejtë. Thyesi i të gjithë rekordeve të afateve e s?i bën shkel e shko, por tamam, ndaj e përjashtuan nga partia për ca kohë. Të kanë rehabilituar tani? Je akoma në riedukim, eh mor Ram, mor Ram, po të mori në qafë emri se ju duket sikur është emri im. Ai është me PD. Problemi është që PD është me Saliun. Saliu ishte me stazh partie kur erdhi. Nuk ishte bio, ishte OMGJ.? Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj i kërkoi që të procedohet shpejt me shembjen e ndërtesave të ulta, për të mos penguar realizimin në kohë të qendrës së re të Vorës. Nga tërmeti i 26 Nëntorit, 404 familje dolën të pastreha. Përfituese të bonusit të qirasë ato janë në pritje të ndërtimit të pallateve që sipas angazhimit të deritanishëm të qeverisë, nisin në Tetor.

Recommended