"Burri nuk erdhi kur lindi djali, pastaj nuk i afrohej fare"
  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një 35-vjeçareje nga Tepelena. Kur ka qenë 22 vjeç, ajo është martuar me mblesëri, me një person që e ka prezantuar xhaxhai i saj. Marrëdhënia mes tyre nuk ishte aspak ashtu sikurse Suzana e priste.
Bashkëshorti i saj u largua në Greqi, kur ajo ishte shtatzënë dhe nuk erdhi asnjë ditë për t?u kujdesur për të gjatë kësaj periudhe. Më tej, 35-vjeçarja tregon se komunikimi i tyre në telefon ishte i ftohtë, madje edhe kur lindi, ai nuk ishte pranë saj. 3 muaj pasi djali kishte ardhur në jetë, burri i saj vjen në Shqipëri, por nuk e shikonte dhe nuk kujdesej për vogëlushin.
Recommended