Nena e 4 femijeve: Kur lindi djali u tmerrova

  • 4 years ago
Në programin ?Historia ime?, në Tv Klan ditë e sotme ishte e ftuar një 52 vjeçare, të cilën jeta e ka përballur me vështirësi të njëpasnjëshme.

Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe për shkak të mentalitetit nuk do ta zbuloj identitetin e saj. Në studio, ajo preferon ta thërrasin Leta dhe historia që ajo rrëfen është tepër e dhimbshme. Vështirësitë ekonomike të familjes, e detyruan bashkëshortin e saj që të largohej drejt Greqisë, kur ajo ishte në pritje të fëmijës së tretë.
Kur djali i saj erdhi në jetë, ajo zbuloi se ai kishte një anomali që quhej buzëdjeguri. Ndihej e pafuqishme përballë një sëmundjeje të tillë, por mjekja i tha se çdo gjë do rregullohej pasi djali të bënte operacion plastik për buzën dhe qiellzën.
Por situata u komplikua, pasi djali i saj pati një temperaturë të lartë, që i shkatoi atij probleme me të folurin dhe të dëgjuarin. Gjithashtu nëna më vonë kuptoi se ai kishte probleme psikologjike.

Recommended