Nëna e re lindi për të dytën herë në shtëpi: Falenderim për mjekët, bashkëshorti: Kërkojmë ndihmë
  • 5 years ago
Luljeta Cora nga fshati Labinot-Katund, e bllokuar nga dëbora, lindi ditën e djeshme foshnjën e saj në kushte shtëpie në sajë të ndihmës së stafit mjekësor të qendrës shëndetësore të zonës. (Lexo këtu)

Luljeta sëbashku me foshnjen e porsalindur, të pagëzuar me emrin Manuel, fatmirësisht gjenden në gjendje të mirë shëndetësore. Por kjo nuk është hera e parë për Luljeta Corën që lind në kushte të tilla. Disa vite më parë, 25-vjeçarja solli në jetë dy binjakë, nga të cilët mbijetoi vetëm një.

Sot, Luljeta Cora rrëfeu për Report Tv se është marrë nga shtëpia e saj nga ambulanca e qendrës shëndetësore ?Labinot Katund? në kushte mjaft të vështira atmosferike. "Në mëngjes më filluan dhimbjet, makina nuk erdhi se kishte rënë shumë dëborë, por erdhi ambulanca. Ishin dy infermiere që më ndihmuan fillimisht, Ismete Allushi dhe Nazmie Demiri", u shpreh ajo.

Për këtë, ajo ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor që i erdhi në ndihmë për lindjen e djalit të saj Manuel, si edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka reaguar menjëherë ndaj këtij rasti.

Edhe babai i fëmijës shprehu falenderimet e tij e më tej i kërkoi publikisht Ballës që ndonëse një fëmijë i ka vdekur, qeveria t?i japë çekun që i takon për lindjen e fëmijës së tretë.
Recommended