Pa Gjurme- Një vajzë e braktisur dhe 4 jetimë/ dy nëna thërrasin për ndihmë
  • 4 years ago
Familja me 4 jetim të mbetur pa baba apel për ndihmë në ?Pa gjurmë?. Parandjenja e vajzës, kur në ëndërr iu shfaq i ati: Më solli shumë gjëra.Familja Ahmeti nga Peqini me 7 pjesëtarë jetojnë në kushte të vështira ekonomike. 4 fëmijë kanë mbetur jetim, pas ndarjes nga jeta të babait, në nëntor të 2019. Nëna e tyre, përballet me sfidat e jetës, e vetme për të rritur fëmijët në një shtëpi, që mezi mbahet në këmbë. Ajo kujdeset edhe për prindërit e bashkëshortit, çiftin e pensionistëve të cilët kanë probleme shëndetësore. Ndërsa ndjehet e pafuqishme për të përballuar këtë mënyre jetese, Teuta Ahmeti 38-vjeçarja, iu drejtua emisionit ?Pa gjurmë? me shpresën se dikush do vë dorën në zemër për fëmijët e mbetur jetim.

Nëna ndërroi jetën kur ajo ishte 11 vjeç dhe me martesën e re të të atit, njerka e dëboi nga banesa. Historia e një vajze të mitur që përfundoi në mes të katër rrugëve na kthen pas në kohë. Jeta e saj ishte sa në një banesë në tjetrën tek të afërm e shoqe të saj. Shpesh përfundonte rrugëve të qytetit bregdetar pa asnjë mbështetje. Ende pa mbushur 18 vjeçe vajza nga Durrësi njihet me një djalë, me të cilin nisi një marrëdhënie. Një vajzë e hedhur asokohe, e braktisur nga familja bënte një jetë jo të zakontë, ndryshe nga bashkëmoshataret e saj. Një e re adoleshete, ajo ishte kundra rrymës që imponohej nga regjimi komunist. Kjo i kishte rënë në sy regjimit të cilët e arrestuan të renë për sjellje "jo të hijshme". Ajo qëndroi një javë në paraburgim. Në pritje të një vendimi, gjatë seancës së zhvilluar i ati dëshmon kundër së bijës, duke mos e pranuar më në shtëpi. Vajza burgoset me dy vite burg, në Belsh të Elbasanit, moment kur merr një tjetër rrjedhë jeta e saj. Ishte 3 mujashe shtatzanë kur përfundoi pas hekurave, në vitin 1979. Aty qëndroi për afro një vit e gjysëm, kur solli në jetë vajzën më 19 shkurt të vitit 1980. Një javë e mbajti në krah, me vajzën e ndanë pasi ajo u rikthye sërish në burg për të kryer dënimin që i kishte mbetur. Vilëboshtova e Kavajës do të ishte vendi ku Dashuria nisi një jetë të re internimi për afro katër vite. Vendi ku u njoh edhe me njeriun që do të bëhej bashkëshorti i saj Sefer Ypi. Ajo 20 vjece, ndërsa ai një 53 vjecar, gjithashtu një ish-i dënuar. Dashuria sjell në jetë një tjetër vajzë, ditëlindja e së cilës përkon me njëjtin muaj që lindi edhe vajza e pare, Migena. Dashuria me të voglën transferohen në Durrës, kur sigurojnë një strehe të re në pallatin e beqarëve. Ndërsa bashkëshorti i saj Seferi qëndron me punë në Vilboshtovë të Kavajës. Një je të me askrifica dhe udhëkryqe, një nënë që mëzi ngopte me bukë vajzën e vogël dhe me brengën e një tjetër vajze që nuk e pa më kurrë. Deri kur me ndërrimin e sistemit. nis një tjetër jetë në emigracion, fillimisht me largimin e të shoqit drejt Gjermanisë e më pas me zhvendosjen përfundimisht drejt Italisë, në vitin 1997. Me kërkesë të bashkëshortit, i cili është ndarë nga kjo jetë, Dashuria kthen kokën vite pas, sot në kërkim të Migenës vajzën që lindi në burg...
Recommended