Report TV - Ju arrestua djali, deputeti Rrahja: Nuk largohem nga grupi i PS, nuk ka lidhje
  • 6 years ago
Deputeti socialist Rrahman Rraja, në përfundim  të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Rraja nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit, por siç bëjnë me dije burimet për Report Tv,Rraja ka qëndruar për afro 5 minuta në kryesinë e Kuvendit dhe më pas është larguar.

Në dalje të kryesisë, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, se pse gënjeu kur u pyet më herët nëse djali i tij kishte ushtruar dhunë, Rraja nuk pranoi të komentojë.

 ?S?ka lidhje me atë punë. Djali im s?ka kryer dhunë. Nuk largohem nga PS?-ka thënë Rraja para gazetarëve.
Recommended