U arrestua për lidhje me 'Bajrajt', FSHF pezullon trajnerin e kombëtares së femrave, Armir Grima

  • 6 years ago
Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar nga detyra e trajnerit të kombëtares së femrave, ish-futbollistin Armir Grima. Ai u arrestua si pjesë e grupit kriminal "Bajri", krahas 11 anëtarëve të tjerë të bandës, gjatë operacionit të RENEA dhe FNSH mbrëmjen e të premtes në Shkodër dhe Tiranë.

Burime pranë FSHF thanë për Report Tv se pezullimi do jetë i përkohshëm, deri në përfundim të hetimeve. Armir Grima akuzohet nga prokuroria se ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve me Bajrat. Përgjimet telefonike dhe bisedat e zhvilluara mes Grimës edhe anëtarëve të grupit kriminal, fundosën trajnerin e kombëtares së femrave. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-futbollistin e Vllaznisë.

Recommended