Report TV -Duka: Trajneri i kombëtares do emërohet javën e ardhshme
  • 5 years ago
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të emërohet javën e ardhshme. Lajmi është dhënë nga presidenti i Federatës Shqiptare së Fubollit Armando Duka. Edhe pse pas largimit të italianit, Christian Panucci, janë përfolur shumë emra, por Duka ka preferuar të mos japë asnjë emër konkret.

"Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës?, u shpreh Duka.

Presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku përveç trajnerit të kuqezinjve, është ndalur të flasë për çështje të tjera të rëndësishme si gjendja në të cilën ndodhet Vllaznia, apo edhe menaxhimi i stadiumit "Loro Boriçi.

Duke u ndalur tek situata e ekipit të Vllaznisë, kreu i FSH ka vlerësuar ekipin, sipas së cilit ka bërë një kampionat të mirë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet. Ai ka pasur edhe një koment mbi akuzat për trukim që janë ngritur javëve të fundit të kampionatit, duke u shprehur se "duhen frenuar emocionet pasi duke qenë se është fundi i superligës, të gjithë skuadrat pretendojnë të marrin maksimumin".

Në fund, Duka njoftoi se menaxhimi i stadiumit"Loro Boriçi" brenda pak ditësh do t'i kalojë në menaxhim Bashkisë.
Recommended